Genc Prelvukaj lanson këngën “Mungon”

Ashtu siç e paralajmëroi, Genc Prelvukaj ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Mungon”.

Këtij projekti, artisti ia shoqëroi edhe videoklipin dhe njëherësh është kënga e parë e albumit të ri të Gencit, “Gentivs II”.

Videoja e këngës është punuar nga Black Fish, kurse bashkëpunëtor tjetër i këngëtarit në këtë projekt është edhe Granit Ismajli.

Kujtojmë se Genc Prelvukaj pritet që nga ky muaj t’i sjell këngët e reja të këtij albumi.