Genc Prelvukaj ka vizituar njërën prej shtëpive të familjes Aliu, të cilët gjatë viteve 90-ta kishin lëshuar shtëpinë e tyre për tua mundësuar nxënësve shkollimin në gjuhën shqipe atë kohë të regjimit serb.
Ai ishte njëri prej qindra nxënësve që ndanin bankën teksa jetët e tyre ishin në rrezik nga paramilitarët serb.
Këngëtari me anë një postimi në Facebook flet për bujarinë e kësaj familje dhe vështirësitë e studimeve gjatë kësaj periudhe.
“Kjo shtepi gjysme e rrenuar dhe e djegur eshte prone e familjes Aliu ne Prishtine. E ndertuar ne fillim te viteve te nentedhjeta, ajo kurre nuk u shfrytezua per banim, por nga te zotet e saj, iu dha Gjimnazit Sami Frasheri ne Prishtine. Eshte nje nga shume godinat qe u improvizuan si objekte shkollore, ku edukimi ne shqip behej fshehte, ne kohen kur regjimi serb kishte pamundesuar zhvillimin normal te tij. Madheshtia e kesaj familje, mbyllet me luften e armatosur, pergjate rrethimit te pergjithshem te tyre me 1999. Nje nder objektet e demtuara rende, ishte edhe objekti i siperthene.
Une, bashke me mijera tjere jemi shkolluar aty, ne ndertesen qe sot eshte kthyer ne muze. Pikerisht ne ato dhoma te ngushta, te ulur shume prane njeri tjetrit. Cdo njohuri qe kam sot, burimin e ka aty. Brenda gjithcka eshte rrenuar por kujtimet mbeten me te fresketa se kurre.
Familja Aliu, jetoi gati mbi tete vite, ne nje shtepi te vjeter, te vogel e te ngushte aty prane. Nuk u merziten asnjehere pse nuk e shijuan shtepine e re, me bashkekohore te kohes, sepse e dinin mire qe permes shkollimit paralel behej rezistenca me e fuqishme ndaj shtypjes. Pa njerez te tille rruga drejt clirimit do te ishte shume me gjate dhe me e veshtire.
Nese deri me sot nuk jane dekoruar, Presidenti i shtetit duhet ta beje me rastin e pare”, shkroi Genci.