Rasti i Flora Gashit, reagoi Bujar Osmani

Për rastin e 20-vjeçares, Flora Gashi e cila vuan nga sëmundja fibroza cistike ka reaguar edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në largim, Bujar Osmani.

Ai nëpërmjet profilit personal të tij në “Fejsbuk”, ka njoftuar se e ka kontaktuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Për rastin e Florës bisedova me ministrin e shëndetësisë dhe i njëjti më informoi se procedura për sigurimin e barit nga ana e fondit të shëndetësisë është në vijim e sipër. Shpresoj gjithçka të jetë në rregull”, shkruan Osmani.

Përndryshe, TV21 dje raportoi për vajzën 20-vjeçare, Flora Gashi e cila ka më shumë se një javë që është e shtrirë në spital, për shkak se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore ngaqë nuk mund të siguron ilaçin për t’u shëruar nga fibroza cistike.