Genc Prelvukaj fillon studimet e doktoraturës në Fakultetin e Studimeve Kroate

Genc Prelvukaj ka ndarë me ndjekësit një lajm shumë të rëndësishëm për të.

Genc Prelvukaj, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është pranuar në Universitetin Shtetëror të Zagrebit, për studimet doktorale, shkruan lajmi.net.

Ai në fakultetin e studimeve kroate do të studiojë në lëminë e historisë, ndërsa thotë se është një detyrë e bukur që ia ka vënë vetes.

“Nje lajm qe duhet ta ndaj me ju

Dje kam pranuar letren zyrtare nga Universiteti Shteteror i Zagrebit, Fakulteti i Studimeve Kroate, ne te cilen konfirmohet se jam pranuar ne studimet e Doktoratures, ne lemine e Historise.

Nje rruge e re, nje detyre e bukur qe i kam vene vetes”, ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë se Genc Prelvukaj është goxha aktiv me publikimin e këngëve të reja.