Geer: Të punohet fuqishëm për të drejtat e fëmijëve! Ziberi: Angazhohemi maksimalisht edhe pse kemi buxhet të ulët

“BE-ja ME TY” promovon të drejtat e fëmijëve për pjesëmarrje dhe përfshirje demokratike. Në dy vitet e kaluar kishte rritje të numrit të fëmijëve të BE-së të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë me përjashtim social. Statistikat e EuroStat tregojnë se 1 nga 4 fëmijë 24,4 përqind në BE tani bien në këtë kategori. Këta numra janë nga viti 2021 para luftës së Rusisë mbi Ukrainën duke mos marr parasysh ndikimi në bazë kontinentin Europian, tha Dejvid Geer ambasador i BE-së. Ai shtoi se Maqedonia duhet të përkushtohet në të drejtat e fëmijëve sepse së shpejti do të bëhët pjesë e BE-së. Ndërkaq Avokati i Popullit Naser Zyberi thotë se po punojnë fuqishëm në këtë drejtim edhe pse institucioni i tyre ka një buxhet të ulët për funksionim adekuat.

“Ka shumë momente që ndikojnë negativisht I prekin të rinjtë, ajo është ndikimi mbi shëndetin mendorë, sipas statistika ndikim më të madh ka mbi rritjen e shpejtë të digjitalizimit dhe telefonave të mençur, duke lënë anësh aspektet pozitivë nga kjo teknologji e cila ndikon mbi promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe në programet që do të sjellin ndryshim në jetën e fëmijëve. Ndryshimet e këtilla mundësojnë në inteligjencën artificiale” , tha Dejvid Geer-euroambasador.

“Institucione prej disa vitesh po ballafaqohet me buxhet të vogël I cili ndikon në punën e tij, i zvogëlon kapacitet për bashkëpunim nacional e cila me vite është ndërtuar suksesshëm , gjithashtu negativisht ndikon edhe mbi kuadrin e profesionalizuar dhe kualitetin e punë së tyre”, deklaroi Naser Zyberi-Avokat i Popullit.