Gazetari turk godet me shuplakë kameramanin gjatë intervistës (Video)

Gazetari dhe shkrimtari turk, Muharrem Sarikaya, është bërë kryelajm pasi gjatë një interviste që ishte duke dhënë ka qëlluar me shuplakë një kameraman, ndërsa ky i fundit po rregullonte pajisjet e zërit.

Sindikata e Gazetarëve të Turqisë bëri një deklaratë pasi video u bë virale në rrjetet sociale duke dënuar veprimin e gazetarit.

“Ne dënojmë veprimin e shëmtuar të gazetarit Muharrem Sarıkaya kundër korrespondentit të Agjencisë së Lajmeve “İhlas Gaziantep”, Ahmet Demir. Presim që Sarikaya t’i kërkojë falje kolegut tonë”.

Në vazhdim të deklaratës sindikata tha: “Ne qëndrojmë pranë kolegut tonë Ahmet Demir, i cili është reporter i UAV-së. Nëse do të ngrejë një padi, do t’i japim edhe mbështetje ligjore. Do të ndryshojmë urdhrin e medias që shtyp gazetari dhe kameramani”.