Gati ura e re e kanalit detar në Zona e Gjirit të Madh të Kinës

Foto nga VCG

Ura e Kanalit Detar Huangmao, një pjesë kryesore e rrjeteve të integruara të transportit shumëdimensional në Zonën e Gjirit të Madh të Kinës jugore Guangdong-Hong Kong-Macao (GBA), është planifikuar të hapet për qarkullim të mërkurën në orën 15:00, sipas orës lokale (07:00 GMT), pas katër vjet e gjysmë ndërtimi.

Ura, e cila lidh qytetet Zhuhai dhe Jiangmen në Guangdong të Kinës jugore, është një tjetër projekt i madh i kanaleve ndër-detare në këtë zonë, pas Urës Hong Kong-Zhuhai-Makao dhe Kanalit Shenzhen-Zhongshan.

Ndërtimi i urës filloi më 6 qershor 2020. Me një gjatësi totale prej 31 km, ura përbën një strukturë standarde autostradale me dy drejtime, gjashtë korsi dhe shpejtësi të projektuar prej 100 km në orë.

Pas hapjes, ura do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis Zhuhai dhe Jiangmen, nga më shumë se një orë në rreth 30 minuta.

Projekti historik pritet të përmirësojë më tej lidhjen dhe të nxisë integrimin ekonomik të zonës së Gjirit të Madh, një megapol që përfshin rajonet e veçanta administrative të Hong Kongut, Makaos dhe nëntë qytete në provincën fqinje Guangdong.

Kina synon ta shndërrojë këtë zonë në një model zhvillimi me cilësi të lartë, një hapësirë ndërkombëtare të gjirit të klasit të parë dhe në një grup qytetesh të klasit botëror, si një strategji kryesore zhvillimi për reformën dhe hapjen e vendit.