Gati për “Eurovision”, Anxhela Peristeri me interpretim të mahnitshëm në “PrePartyEsc”

Këngëtarja Anxhela Peristeri do ta përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision”, shkruan lajmi.net.

Ajo do të garojë me këngën “Karma”, ku do të performojë në natën e dytë të “Eurovision”, më 20 maj në Roterdam.

Së fundi, Anxhela ka dhuruar performancën e saj për “PrePartyEsc”, në të cilën dhuroi interpretim të mrekullueshëm.

“Performanca në PrePartyEsc ❤️ Tani mund ta gjeni në kanalin tim në YouTube”, ka shkruar ajo, duke etiketuar bashkëpunëtorët.

 

Kujtojmë se pas një vitit pauzë, “Eurovision” këtë vit mbahet në Roterdam, nga 18 deri më 22 maj.