Gashi thotë se muzika nuk po vlerësohet, po merret si e mirëqenë andaj nuk lanson këngë të reja

Ditën e djeshme ai publikoi pak nga projekti muzikor që do e lansojë, shkruan lajmi.net.

Dhe kënga e tij u pëlqye tejet shumë e cila mori edhe komente dhe pëlqime të shumta derisa ndër të tjera një fanse e Gashit i ka shkruar se pse nuk po e publikon këtë projekt muzikor.

Ai nuk ka hezituar teksa i ka shkruar se nuk po ndjehet i tillë që ta publikojë dhe muzika nuk po vlerësohet, po merret si e mirëqenë dhe unë do t’iu bëjë të pritni, tha ai.

Ndryshe, javë më parë Gashi tha se do pauzojë duke mos publikuar këngë të reja dhe do jetë më i përkushtuar ndaj familjes duke qëndruar më shumë me ta gjatë pandemisë./Lajmi.net/