Gashi takoi ambasadorin italian në Shkup, Andrea Silvestri

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetja Safije Sadiki – Shaini, sot kanë realizuar takim me Ambasadorin e Italisë në Shkup, Shkëlqesinë e tij, z. Andrea Silvestri. Gjatë takimit në fjalë, u bisedua mbi zhvillimet e fundit politike në vend, gjyqësinë selektive dhe shtetin e kapur nga qeveria aktuale. Gjithashtu, përveç problemeve akute shtetërore, u bisedua edhe mbi rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në proceset euro-atlantike, si synim primar i shtetit drejt zhvillimit dhe perspektivës europiane.

Ambasadori italian, z. Silvestri, e falënderoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv dhe inkurajues të AlternAtivA-s në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit drejt agjendës europiane. Në fund, të dyja palët mbetën u dakorduan që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.