Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Asamblesë së 152-të të Unionit Ndërparlamentar, që po mbahet në Stamboll.
“Në Stamboll, bashkë me delegacionin e Kuvendit, mora pjesë në Ceremoninë Inauguruese të Asamblesë së 152-të të Unionit Ndërparlamentar, me çka shënuam hapjen solemne të punimeve dhe debateve intensive që do të zhvillohen në ditët në vijim, në praninë e kryeparlamentarëve dhe delegacioneve nga mbarë bota. Ky forum përfaqëson një platformë të rëndësishme për dialog, bashkëpunim dhe vendimmarrje mbi sfidat kryesore globale. Ceremonia u përshëndet nga Kryetarja e Unionit Ndërparlamentar, Tulia Ackson, Sekretari Gjeneral i Unionit, Martin Chungong, si dhe nikoqiri i kësaj ngjarjeje, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmuş, të cilët riafirmuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë moment vendimtar”, deklaroi Gashi.
Lajme Gashi merr pjesë në Asamblenë e 152-të të Unionit Ndërparlamentar në Stamboll



