Gashi: Kemi ligj për sistematizim të drejtë dhe plan për investime të reja

Do të insistojmë që të sjellim ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat pë rtë eliminuar të gjitha pengesat dhe diskriminimet që u janë bërë shqiptarëve deri sot në ekonomi. Kështu us hpreh kreu i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

“Mendoj se në mënyrë shumë direkte dhe me një plan shumë të qartë që do të reflektohet në atë ligj, do të parashihen format se si me një sistematizim të mirë, me një ndarje të mirë të punësimeve, me krijimin e kushteve të reja për vende pune nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, duke investuar në sektorin privat. Ne i shohim këto dy shtylla, dy shtigje prej të cilave ne mund të shkojmë drejt eliminimit të pabarazisë nga njëra anë dhe rritjes së punësimeve nga ana tjetër”, deklaroi Gashi. /SHENJA/