Gara të bukura, emocione të forta në Olimpiadën e Parisit

Dita e nëntë e Olimpiadës së Parisit dha rezultate të larta dhe gara mjaft spektakolare. Skuadra e Kinës fitoi stafetën e 100 metrave not stil i lirë i përzier për meshkuj, e cila dominohej prej 40 vitesh nga ekipi i SHBA-së në këtë disiplinë.

Pas konkurrimit të ashpër, Pan Zhanle, kryenotari i skuadrës kineze dhe medalisti i artë i 100 metrave stil i lirë, rezultoi përcaktues për të sjellë në shtëpi medaljen e artë për delegacionin kinez.

Skuadra e femrave të Kinës fitoi gjithashtu medalje bronzi në stafetën e 100 metra stil të lirë i përzier, në një garë ku SHBA-ja theu rekordin botëror, duke fituar medalje të artë.
Skuadra e Kinës vazhdoi dominimin e saj në pingpong, pasi Fan Zhendong fitoi medaljen e artë në garën individuale për meshkuj, duke iu bashkuar bashkëkombëses së tij Chen Meng nga ekipi i femrave për të fituar garën olimpike

Zhengdong e vulosi statusin e tij si një nga lojtarët më të mëdhenj të pingpongut në historinë olimpike pasi fitoi garën individuale, duke u bashkuar me të mëdhenjtë kinezë si Ma Long, Zhang Like dhe Wang Hao për të fituar medalje të shumta.

Në gjimnastikën artistike për meshkuj, Liu Yang i Kinës fitoi medalje ari në garën e unazave, me bashkatdhetarin You Jingyuan që fitoi medalje argjendi.

Ekipi kinez i gjimnastikës për meshkuj dhe femra ka fituar tani gjashtë medalje, duke përfshirë një të artë dhe katër të argjendta.
Skuadra kineze e boksit për femra shpreson të sigurojë medaljet e arta në ditët në vijim, pasi boksierja e peshës 75 kg Li Qian kaloi në gjysmëfinale, duke i garantuar vetes një medalje olimpike.

Përveç Qian, kinezja Chang Yuan do të garojë për medaljen e artë në peshën 63.5 kg në boksin e femrave, pasi u fut në finale të dielën më 4 gusht.

Boksi olimpik për femra do të ketë gjithashtu medaljen e parë nga Ekipi Olimpik i Refugjatëve pasi boksierja Djankeu Ngamba arriti në gjysmëfinalen e peshës 75 kg – asaj i garantohet të paktën një medalje bronzi.

Në tenisin për meshkuj, i riu spanjoll, Carlos Alcaraz, u përball me legjendarin Novak Gjokovic të Serbisë, në atë që ishte një ritakim i kampionatit të Wimbledon 2024.

Megjithatë, këtë herë, ishte Gjokoviç ai që fitoi turneun, duke sjellë medaljen e artë për Serbinë.
Dhe në fund, në vrapimin e shumëpritur të 100 metrave për meshkuj, Noah Lyles i SHBA-së mundi Kishane Thompson të Xhamajkës, duke fituar medaljen e artë me më pak se një të qindtën e sekondës.