Gara për dominim dhe pushtet mes të gjatit dhe plakut Mere!

Shkruan: Medai Shaholli

Një lojë e madhe politike po luhet prej kohësh Tiranë për të tërhequr vëmendjen e popullit shqiptar nga shthurja si komb përmes stisjes së sherrnajës së dyluftimit mes cincarit Ramu dhe plakut Mere. Nofka non grata e plakut Mere është bërë objekt i këtij dyluftimi që ka për qëllim linçimin e njërit dhe shkëlqimin e tjetrit si lider i Ballkanit përmes potencës së ndikimit politik të filantropit Soros në diplomacinë amerikane.

Në fakt plaku i pjerdhrur Mere nofkën e non grata-s e ka merituar shumë më parë për gjëmat dhe bëmat që i ka shkaktuar shqiptarëve, por ama edhe i ‘gjati’ nuk është shumë larg kalit të ngordhur për mëkatet që i bën Shqipërisë dhe shqiptare duke e trullosur me kanabis mbarë vendin për levërdi të tij dhe bandave kriminale që po bëjnë ligjin sot në Shqipëri.
Shqiptarëve i duhet një kryeministër për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët kudo që shtrihen trojet shqiptare që të mbrojë dhe të respektojë kushtetutën.

Shqiptarët kanë një kryeministër që më shumë i fle zemra dhe mendja në Beograd sesa në Prishtinë e Shkup!
Shqiptarët kanë një kryeministër të përhënur që për vëllamin Vuçiq fal portet e Shqipërisë si shenjë dashurie dhe respekti ndërsa me Kosovën sillet sikur me Ukrainën.

Shqiptarëve u duhet në këtë kohë një kryeministër që me Kosovën të sillet si vëllai me vëllain dhe jo si me njerkën.
Shqiptarët kanë nevoj për një kryeministër atdhetar të gatshëm ta tërheq njohjen ndaj ‘Severnës’ përderisa ajo nuk i njeh në kushtetutë shqiptarët si komb i barabartë dhe gjuhën shqipe të barabartë me sllavishten dhe jo të deklarojë siç deklaroi i ‘gjati’ ynë në Ohër gjatë takimit ‘Open Ballkanit’ se shqiptarët e Severnës janë shtetformues dhegjuha shqipe është gjuhë zyrtare.

Vetëm një javë më parë në Bruksel ‘i gjati’ ynë e pa se kur Severnës iu dha kushti se do të hap negociatat me BE-në vetëm kur të hapet kushtetuta dhe bullgarët të bëhen pjesë e saj pasi ishte insistimi bullgar, po ku ishte insistimi i cincarit tonë që kjo barazi gjuhësore nuk u pa në dokumentet e BE-së po vetëm në sllavishten e Dhimos!

Përse nuk ishte gjuha shqipe në dokumentet e kapitujve dhe detyrave që Brukseli ia dorëzoi ‘Severnës’ për t’i përmbushur si kusht për aderim të plotë në BE?

Ja kjo është kundërpërgjigja që vet Brukseli i dha skërfyellit tonë se gjuha shqipe nuk është e barabartë dhe zyrtare por një non grata për Brukselin pasi e njeh vetëm si gjuhë e 20%!
Shqiptarëve u duhet një kryeministër atdhetar që të kërkoj të vë në posedim si pronë të shtetit shqiptar Museun e Alfabetit në Manastir, si trashëgimi e historike dhe kulturore e kombit shqiptar pasi ka ngelur për turp në duart të pronarëve sllavë si dyqan për shitje pllakash.

Shqiptarët e Luginës nuk kanë nevojë vetëm për ato 50 mijë euro për Klinikën Gjinekologjike por për më shumë dinjitet kombëtar dhe mosfshirje të adresave që i bën çerniku Vuçiqi shqiptarëve të Luginës me qëllim shpërnguljen e tyre drejt Kosovës.

Shqiptarët jo vetëm në Shqipërinë administrative por në mbarë hapësirën shqiptare kanë nevojë për një kryeministër të shqiptarëve dhe për shqiptarët në kohën kur shteti shqiptar po çthuret dhe shqiptarët po shpërngulen nga pasiguria e bandave kriminale që çdo ditë po terrorizojnë shqiptarët dhe shqiptarët jashtë këtij kufiri po ngelin si jetimë të lënë pas nga njerka Shqipëri dhe njerku cincar që ka pushtuar Shqipërinë!

Ndaj, kacafytjet mes qenve të Tiranës në teatrin e madh shqiptar nuk i sjellin ndonjë leverdi shqiptarëve por përkundrazi ato bëhen për interesa të tyre të ngushta, për prestigj dhe hegjemoni politike.