Ganiu: Pastrimi dhe dezinfektimi prioritet i Komunës Çair

Kryetari Visar Ganiu është shprehur në Facebook se ekipet punuese të Komunës së Çairit sot kanë pastruar dhe kanë dezinfektuar parkingun në afërsi të SHFK “Liria”.

“Ekipet e punës të Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme realizuan aksionin për pastrimin, larjen dhe dezinfektimin e tërësishëm të parkingut tek krahu i rrugës “Cvetan Dimov”, në afërsi të SHFK “Liria” “,është shprehur Ganiu në Facebook.

“Aktivitetet e tilla do t’i vazhdojmë edhe në lagje të tjera të Komunës së Çairit”, ka thënë Ganiu.