Ganiu mori pjesë në shënimin e 144 vjetorit të Lidhje së Prizrenit në Prizren

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot mori pjesë në mbledhimin që organizoi komuna e Prizrenit, në shënimin e 144 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, informon Zhurnal.

Ganiu potencoi se çdo 10 qershor përkujtohet Lidhja që u bë më 10 qershor 1878 ndërsa kjo lidhje ka qenë ndër më të organizuarat të shqiptarëve e ku u vendosën kornizat e platformës politike e ushtarake për çlirim kombëtar.

“Por pjesë e mozaikut të kësaj ngjarje që ndodhi 144 vite më parë ishte edhe Shkupi, respektivisht Dega e Lidhjes së Prizrenit në Shkup, e personifikuar me emrin e kryetarit të kësaj dege Jashar Bej Shkupit, emrin e të cilit e mbanë sot me shume krenari një nga shkollat e Komunës sonë të Çairit”, u shpreh Ganiu.