Ganiu mirëpriti Klubin e Mundjes “LIRIA”

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka mirëpritur sot mundësit dhe kryesinë e KM LIRIA për ti përgëzuar rreth sukseseve që i kanë arritur.

“I mirëprita kampionët e Klubit të Mundjes “LIRIA” për ti pëgëzuar për suksesin e radhës. “LIRIA” në Kampionatin Ballkanik në Serres të Greqisë mori pjesë me gjithsej 10 mundës për Reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut në grupmoshat pioner u15 dhe kadet u17.

Me këtë rast Sadije Dura dhe Dardan Bela u shpërblyen me medalje bronzi ndërsa në konkurencë u17 Muhamed Vejseli, Omer Memedi dhe Medi Bislimi u stolisën me medalje argjendi. Mundësit ishin të udhëhequr nga trajnerët Ramadan Shabani, Afrim Xhelili dhe Nehat Xhaferi dhe me prezencën e kryesisë, thuhet në njoftimin nga komuna e Çairit