Ganiu: Ku ka më bukur se festën ta presim me projekte konkrete

Festën e Ditës së Flamurit, e shënojmë me punë- gurthemel për objekt administrativ në stadiumin e klubit FC SHKUPI, shkruan në Fb kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu.

“Ku ka më bukur se festës së madhe kombëtare Ditës së Flamurit t’ia shtojmë gëzimin me punë dhe projekte konkrete.
Pikërisht sot në mesin e miqve, bashkëpartiakëve, kabinetit qeveritarë dhe kryetarit Ali Ahmeti, vendosëm gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri i cili do të shërbejë për nevojat administrative të klubit FC “Shkupi””, shkruan Visar Ganiu.
Dalëngadalë kompleksi që përfshinë stadiumi bashkë me tribunën e re, terrenin e fushës dhe së fundmi edhe me këtë objekt ndihmës po merr pamjen e duhur të një stadiumi modern dhe me standard, shton i pari i komunës.
“Urime festën, e na priftë e mbara në projekte e punë që kemi filluar bashkë!”, shkruan Ganiu.