Ganiu: Filloi ndërtimi i Mega parkut në Komunën e Çairit (Video)

Mega Parku në Komunën e Çairit do të jetë me sipërfaqe prej 30.000 metra katrorë, ndërsa punimet ndërtimore për të njëjtin do të fillojnë nga dita e nesërme. Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu të shoqëruar nga drejtori i ndërmarrjes publike Rrugët dhe Rrugicat, Said Saidi dhe të Parqeve dhe Gjelbërimeve-Shkup Zuhejr Rexhepi, bashkë edhe me deputetët e zonës Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku dhe banorë të lagjes, përmes një konference shtypi dhanë sqarimet se në këtë park do të ketë 500 pemë dhe fidanë të rinj, rrjet hidranti të ri dhe lulishte.

Në të njëjtën kohë në park janë planifikuar 2 kënde të reja sportive, 2 kënde lojërash për fëmijë, 2 sipërfaqe parku për kafshët shtëpiake, një për fitnes, 26 veranda të reja, pajisje të reja urbane, korsi për këmbësorë dhe shatërvanë.

Ndërtimi i Mega-parkut në Komunën e Çairit vije si bashkëpunim ndërkomunal midis Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit.

Mega Parku gjenden tek rruga “Brigada Maqedonase Kosovare”, në Lagjen Fushë Topanë.