Ganimete Musliu takohet me Muriqin, i uron fat Kombëtares

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është takuar me futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqin.
Ajo ka publikuar foto me sulmuesin dhe i ka uruar fat kombëtares për ndeshjen me Izraelin, shkruan lajmi.net.

“Ky djalë ja ka arritur ti fitoj zemrat e shqiptarëve. Bisha e fushës se blertë Vedat Muriqi. Faleminderit, për emocionet qe na i dhuron dhe bënë qe zemrat e shqiptarëve të rrahin fuqishëm! Suksese Kombëtares tonë sonte”, ka shkruar ajo.

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Izraelin me fillim nga ora 20:45.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në një barazim 1:1, me Kosovën që ishte më e mirë në fushë.

Kur i kanë mbetur edhe tre ndeshje për të përfunduar këtë fushatë eliminatore, Kosova mban vendin e katërt me shtatë pikë dhe shanse minimale kualifikimi.

Izraeli është një pozitë më lartë me 11 pikë, por ka edhe një ndeshje më pakë të zhvilluar se Kosova.