Gambia dhe Mali ndahen në paqe

Mali ishte duke triumfuar deri në fund, por Gambia realizoi në momentet e fundit që të fitojë një pikë, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, me dy skuadrat që assesi nuk gjetën rrugën drejt golit, pavarësisht golit të pranuar.

Ishte Kone që i dha epërsinë mysafirëve me anë të Kone që shënoi nga pika e bardhë (79′).

Ndërsa, i inkuadruari Barrow barazoi rezultatin për Gambinë duke shënuar nga pika e bardhë në fundin e takimit (90′).

Kësisoj, tani Gambia është lider me katër pikë, aq sa ka edhe Mali, por qëndron si pozitë e dytë.