Galtier tregon pse Messi kërkoi zëvendësimin mbrëmë

Lionel Messi e la fushën para kohe mbrëmë, në ndeshjen e Champions League ndaj Benfica.

Ylli argjentinas, Lionel Messi bëri mbrëmë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë ndaj Benfica, por fushën e la më herët sesa planifikonte.

Lojtari kërkoi një zëvendësim, duke shtyrë të mendohet për një lëndim. Pas ndeshjes, Christophe Galtier ka treguar pse Messi kërkoi të linte fushën.

“Ai bëri me shenjë se donte zëvendësimin”, ka thënë Galtier, përcjell lajmi.net.

“Në fund, ai ndjeu lodhje. Doli nga fusha sepse ishte i lodhur dhe një lojtar i freskët ishte më me interes për skuadrën”, shtoi trajneri.

Messi ishte lojtari që hapi llogarinë e ndeshjes mbrëmë, me një super-gol të shënuar. PSG, megjithatë nuk arriti më shumë sesa barazim 1:1.