Frenkie de Jong një opsion për qendrën e mbrojtjes te Barca

Barcelona është në një krizë lëndimesh.

Emra si Ronald Araujo, Jules Kounde, Andreas Christensen – të tre këta qendërmbrojtës – por edhe Hector Bellerin, Franck Kessie e Memphis Depay janë të gjithë të lënduar.

Si pasojë, Barca ka mbetur pa shumë alternativa në mbrojtje. Janë në dispozicion vetëm Eric Garcia e Gerard Pique.

Megjithatë, raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se Xavi Hernandez e sheh edhe Frenkie de Jong si opsion për mbrojtjen, përcjell lajmi.net.

Holandezi ka luajtur paraprakisht në këtë pozitë te Barcelona edhe në sezonin e kaluar, por edhe gjatë verës, në fazën para-sezonale.

Mbetet të shihet nëse Xavi do ta aplikojë këtë mundësi edhe deri në rikuperimin e mbrojtësve.