Gafurr Adili: Kërçova nuk është më bastion i BDI-së!

Veprimtari i njohur i cështjes shqiptare, Gafurr Adili thotë se Aleanca për Shqiptarët po merr mbështetje të fuqishme edhe bastioned e BDI-së. “Tubimet e mbrëmshme të ASH-së (në Tuhin, Sërbicë dhe Aranjell) dëshmuan se, as Kërçova nuk është më bastion i BDI-së!”, është shprehur Adili. Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 12 prillit tashmë ka filluar në Maqedoninë e Veriut. Partitë politike kanë filluar të organizojnë tubime me mbështetësit e tyre në gjithë territorin e vendit.