Gafurr Adili: Diaspora Shqiptare ishte dhe mbetet forca lëvizëse e proceseve kombëtare!

– Dikur, në vitet 80-të, nga Diaspora Shqiptare, nga vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ne rinisë heroike shqiptare na vinte literatura patriotike si: “Lajmëtari i Lirisë”, “Liria” “Zëri i Kosovës” etj…, literaturë kjo që ne rininë revolucionare shqiptare na përgadiste për betejat revolucionare e luftarake të kohës;
– Diaspora Shqiptare e pasviteve 90-të ishte,
jo vetëm përkrahësja financiare e Kosovës,
por edhe përfaqësuesja diplomatike e Kosovës në kancelaritë e Botës Demokratike;
– Gjatë luftës së lavdishme (1998-99) djemtë e cucat e Diasporës Shqiptare, jo vetëm nga shtetet e Evropës, por edhe nga SHBA-të, siç ishte edhe Batalioni “Atlantiku”, i mbushnin aradhat luftarake të UÇK-së;
– Diaspora Shqiptare nuk ishte vetëm financuesja kryesore e tre luftërave çlirimtare, por ishte edhe rindërtuesja e gjithëçkaje që ishte djegur e shkatërruar nga arniqtë tanë;
– Edhe në vjeshtën e vitit të kaluar (2019) ishte Diaspora Shqiptare ajo që e solli ndryshimin në Republikën e Kosovës;
Prandej, unë shpresoj shumë se,
Diaspora Shqiptare edhe kësaj rradhe do të mobilizohet masovikisht dhe do të vijnë që, edhe ne në ILIRIDË ta bëjmë NDRYSHIMIN.
Falemnderit Diaspora Shqiptare!
Kërçovë, më 1 Mars 2020