Gabriel Eskobar nesër vjen në Shkup

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Eskobar vjen në Shkup. Të enjten dhe të premten zyrtari i lartë amerikan do të takojë kreun shtetëror, presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Në agjendën e Eskobarit është paraparë takim edhe me liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen në një kohë kur tensionet janë të shtuara sidomos pas mos miratimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese për shkak të mungesës së votave të 80 deputetëve. Në maj zyrtari i lartë amerikan në një intervistë porositi që opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese me qëllim që të mbështetet rruga evropiane e vendit. Sipas Eskobarit mbështetja e tillë është për vendin dhe jo për pushtetin aktual.

“Shqetësimi ynë më i madh është se po humbim kohë. Nuk presim nga opozita ta përkrah kryeministrin. Atë që dua ta dëgjoj nga opozita është përkushtimi në rrugën euro-atlantike dhe kjo përfshin shqyrtimin e mundësisë se si Maqedonia e Veriut të gjendet para mbajtjes së konferencës së dytë ndër-qeveritare. Do të thoja se kredibiliteti i procesit të zgjerimit varet nga Maqedonia e Veriut. Kemi shtet që ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme në mënyrë që të kalojë në hapin e rradhës dhe mendoj se e meriton hapin e rradhës”, tha Gabriel Eskobar, zv/ndihmës sekretar amerikan i shtetit.

Ndërkohë në një debat për Ballkanin Perëndimor para Nën-komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan muajin e kaluar, Eskobar theksoi se Uashingtoni e mbështet procesin për ndryshime kushtetuese që do të mundësojnë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por se është i angazhuar edhe me qeverinë e re të Bullgarisë për të siguruar që ajo të mos bëjë kërkesa të reja. Shumica të premten e kaluar arriti të miratojë rendin e ditës në Kuvend me 70 vota për dhe 47 kundër por në momentin e shterjes së fjalimeve të 9 deputetëve, nevoja e ndryshimeve kushtetuese nuk u nxor në votim. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ditë më parë tha se vazhdimi i seancës do të ndodh në momentin kur do të krijohen kushtet për votim. /alsat.mk