Palevski dërgohet para gjykatësit të procedurës paraprake

Lupço Palevski Pallço sot pasdite është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake. Palevski dyshohet për vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski.

Ai për herë të parë është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake pas ekstradimit nga Turqia, ku kishte ikur dhe ishte kapur nga policia e atjeshme.