Futbollisti shqiptar nga Shkupi merr ofertë 30 milion euro

Ylli i Napolit, Elif Elmas, ka pranuar një ofertë për transfer në Premier Ligën angleze. Sipas mediumeve italiane, Elmaz ka marë ofertë prej 23 milionë funtash (afer 30 milionë euro) për transferim në klubin Lids Junajted, ku aktualisht luan edhe një shqiptar tjetër nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioski. Pronari i Napolit, De Laurentis, menjëherë e ka refuzuar këtë ofertë nga Lids, duke e vlerësuar si të ulët, keshtu që pritet klubi anglez të bëjë ofertë të re, mbi 30 milionë euro.
Përveç Lids, në garë për Alijoskin janë edhe klubet Borusija Dortmund dhe Benfika, si dhe Red Bull Lajpcig dhe Borusija Menhengladbah.