Zaev me thirrje për qytetarët: Mos i mbyllni sytë para çfarëdo lloj forme të diskriminimit

Dita botërore e të drejtave të njeriut këtë vit shënohet nën moton “Të rikuperojmë për më mirë – Të qëndrojmë të gjithë për të drejtat e njeriut” dhe në fokus janë të drejtat e njeriut gjatë pandemisë me KOVID-19, si dhe në periudhën post-kovid të rikuperimit nga pasojat, kumtoi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai potencoi se kriza KOVID-19 na nxiti me vëmendje akoma më të madhe t’i përkushtohemi edhe politikave për ndalim të thellimit të varfërisë dhe të një qasje tjetër ndaj të drejtës së mbrojtjes shëndetësore.

Të krijojmë dhe implementojmë masa, shkroi ai, për sistem më të mirë, më rezistent, më të drejtë dhe të qëndrueshëm, i cili, siç thotë, kujdeset për të gjithë njejtë, pa përjashtim.

Zaev u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos i mbyllin sytë para cilave do forma të diskriminimit dhe t’i alarmojnë institucionet, posaçërisht lajmërimet për numër të rritur të dhunës familjare në këtë periudhë të pandemisë.

“Zëri i viktimave dhe sanksionet adekuate për të dhunshmit duhet të jenë të garantuara dhe të siguruara, ndërsa institucionet ta ofrojnë mbrojtjen e nevojshme nga të dhunshmit dhe t’i mbrojnë viktimat. Kjo ditë hedhë dritë edhe ndaj dokumenteve dhe konventave ndërkombëtare të cilat e përcaktojnë të drejtën e vetëvendosjes së popujve si e drejtë themelore njerëzore e secilit qytetar, pjesëtar të atyre popujve. Në Deklaratën për parimet e së dritës ndërkombëtare dhe për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e shteteve në Kombet e Bashkuara 1970, e cila është në përputhje me Kartën e KB-së, “krijimi i shteteve të lira dhe të pavarura, bashkimi i lirë dhe integrimi me disa shtete të pavarura, apo vendosja e çfarëdo lloji tjetër të rendit politik, të cilin një popull lirisht do ta zgjidhte, paraqet për atë popull të drejtën e vetëvendosjes së vet”, thekson Zaev në statusin në FB.

Kjo Deklaratë, shkroi ai, përfshirë edhe Karta e KB-së, është në harmoni edhe me Deklaratën universale për të drejta të njeriut, Konventën evropiane për të drejta të njeriut dhe Konventën kornizë për mbrojtje të pakicave nacionale të Këshillit të Evropës, të cilat konfirmojnë se të gjithë popujt ka të drejtë vetëvendosjeje dhe në bazë të asaj të drejte, ata lirisht vendosin për statusin e vet politik dhe në masë të plotë zhvillohen në mënyrë ekonomike, shoqërore dhe kulturore.