
Edhe një futbollist shqiptar pjesë e Kampionatit Botëror 2026.
Besfort Zeneli ka bërë debutimin me Suedinë në Botëror, shkruan albinfo.ch.
Ai hyri në lojë në minutën e 56-të, duke bërë paraqitje solide përballë Holandës që fitoi bindshëm 5:1.
Suedia ka tri pikë, derisa ndeshjen e fundit e luan ndaj Japonisë.
Pjesë e Botërorit nga futbollistë shqiptarë janë edhe Granit Xhaka dhe Ardian Jashari me Zvicrën.


