Futbollisti portugez thyen heshtjen mbi incidentin me Neymarin

Mbrojtësi i Lille, Tiago Djalo ka folur për Neymarin, duke e konsideruar këtë të fundit si të parespektueshëm dhe bëri të ditur se ia hodhi shiritin në fytyre, gjatë grindjes së tyre që patën në tunel.

Neymar u largua nga loja në humbjen 1-0 të Paris Saint-Germain të shtunën, teksa ai e shtyu në mënyrë tronditëse qendërmbrojtësin portugez 20-vjeçarin, Tiago Djalo.

Dyshja u sulmuan verbalisht dhe jo vetëm kur po largoheshin nga fusha për në tunel.

Djalo tani ka thyer heshtjen e tij mbi incidentin dhe këmbëngul se ai zgjodhi të ‘injorojë’ atë që superstari i PSG-së po i thoshte.

“Në tunelin e dhomës së zhveshjes, ai më tha gjëra që unë i shpërfilla. Ai madje më hodhi shiritin që mbështjellet në kyçet e lojtarëve në fytyrën time.

“Çfarë tha ai? Unë nuk e di, por ato nuk ishin gjëra të mira. Neymar duhet të ketë më shumë respekt.”

“Media? Ata kanë një pjesë të përgjegjësisë. Mediet gjithmonë përfundojnë duke favorizuar lojtarët më miqësorë ndaj medias, si Neymar, i cili përfundoi duke qenë më i mbrojtur”- përfundoi Djalo.