Futbollisti i Manchester Cityt kapet duke urinuar murin e një hoteli (FOTO)

Futbollisti i Manchester Cityt Kyle Walker, është zënë ngushtë.

Walker u pa nga disa tifozë teksa po urinonte në murin e një hoteli.

Ata treguan se ylli i Cityt, shikoi së pari përreth fshehurazi duke veshur më pas jaknen dhe duke vënë kapelën mbi kokë.

E njëri nga tifozët tregoi për gazetën britanike “The Sun”, se çka kishte ndodhur.

“Sapo kisha ardhur për të ngrënë me familjen time dhe befas po shikoja Kyle Walker, të cilin e njoha menjëherë, duke urinuar në murin e hotelit. U tronditëm nga ajo që pamë. Para se ta bënte këtë, ai shikonte përreth për të parë nëse ishte dikush aty, më pas ai e vendosi kapelën në kokë. Mirëpo ai dallohej nga tatuazhet e tij”.

Ngjarja ndodhi një ditë pas humbjes së Manchester Cityt me rezultat 3:2 ndaj Liverpoolit në FA Cup.

Në këtë ndeshje futbollisti mungoi për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar në këmbë.

“Kyle ishte jashtë një birrarie, kur shkoi të çlirohej në murin e hotelit, në vend që të bënte si gjithë të tjerët, të shkonte në tualet. E bëri para syve të njerëzve që kishin paguar hotelin apo shkonin e vinin në parking”.