Futbollistët e Liverpool-it gjunjëzohen për George Floyd

Fubollistët e Liverpool-it kanë protestuar kundër vrasjes së George Floyd duke u gjunjëzuar në fushën e gjelbër në stadiumin e tyre.

“Uniteti është forcë”, thuhet në foton e publikuar nga klubi në twitter, përcjellë me hashtagun “jetët e zeza janë të rëndësishme” (#BlackLivesMatter).

Më 25 maj, afro-amerikani 46-vjeçar George Floyd humbi jetën në Minnesota, pasi zyrtari i policisë amerikane Derek Chauvin i vendosi gjunjin në qafë për gati nëntë minuta teksa Floyd ishte i paarmatosur.

Fjalët e tij të fundit ishin “nuk mund të marr frymë”, që u bë slogani i demonstratave mbarëkombëtare.

Vrasja e Floyd-it shkaktoi protesta në mbarë SHBA-të.