Lëvizja Vetëvendosje nis peticionin me nënshkrimet për zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka bërë me dije se nesër në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, do të organizojë peticionin me kërkesën për zgjedhje të reja.

Vetëvendosje fillimisht kishte organizuar një peticion online për zgjedhje të reja, ndërsa pas lirimit të masave kundër COVID-19, nga nesër këtë do ta bëjë edhe në mënyrë fizike, njofton Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës.