Fushate elektorale me premtime joreale, por edhe qesharake

Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut partitë e vënë fokusin më shumë tek kundërshtarët politik sesa tek qytetarët, duke përdorur një gjuhë të ashpër e armiqësore. Sipas ekspertëve fokusimi i partive në të kaluarën, qoftë në konfliktin e 2001-shit, në periudhën e Ilindenit apo momente tjera që interpretohen si humbje apo ngritje të dinjitetit kombëtar, pasqyrojnë nivelin e ulët të kulturës politike të të gjitha partive që kërkojnë besimin e qytetarëve.

Jemi të stërngopur me premtimet parazgjedhore, madje këtë herë ka shumë premtime qesharake, shumë joreale, punë që jo për 5, as 10 por as për 100 vjet nuk mund të ndodhin në Maqedoni.”-tha Nikolla Dujovski, Profesor.

Partitë premtojnë gjithçka, që nga pagat e punësimet e deri tek barazia e plotë, por kryesisht në mënyrë të përgjithësuar.

Popullit i nevojiten projekte reale, ndërtime, rrugë, infrastrukturë, arsim cilësor ndërsa në asnjë program nuk pamë se dikush mori përsipër ta ndryshojë arsimin. Për mua ky projekt do të duhej të kishte prioritet. Kemi arsim të shkatërruar”-pohoi Nikolla Dujovski, Profesor.

Pjesë e fushatës janë edhe bisedat që publikohen në Youtube dhe spote të atilla që mund të nxisin urrejtje mes qytetarëve të së njëjtës bashkësi, rritjen e paragjykimeve ndër-etnike dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore./Alsat