Fundi i trishtë i Listave të Hapura!

Bledian Koka
Sot politika shqiptare vrau nje mundesi te arte per ta bere politiken me perfaqesuese. Mu aty, diten per diell, me uturimen e Edi Rames dhe shmangien pa stil te opozites nga nje beteje qe me shume i bente nder se qeder. Sot shqiptareve nuk iu dha mundesi as te kishin lista te hapura “nga mesi e poshte” sic propozoi Edvini i Surrelit. Sot edhe njehere mbetem ne gracken e partive qe propozojne dhe deleve qe votojne. Parlamenti i ri pas 25 Prillit, cilidoqofte fituesi nuk premton asgje me te mire se ajo qe kemi pare nga 2017 e ketej. Me gjase me keq do jete. Ndersa kerkohet me zemekeje respektimi i 5 Qershorit, jo pa dreqni vemendja u hoq nga ajo qe duhet te kishte qene mundesia e nje fillimi te ri. Per deputetin e zgjedhur nga populli nuk u ngjitem dot ne kateder as sa Kosova. Ka kohe qe e ndjek politiken e Kosoves, sepse debati atje eshte kaq real e njerezit qe e perfaqesojne jane kaq te vertete sa me vjen plasja. Sot edhe njehere me konsensus te kamufluar me sherrnaje Shqiperia humbi mundesine per te nisur spastrimin nga nje politike e mbrapshte. Sespe pengmarresit nuk kane ndermend te dorezohen, ndersa ne qe jemi nen efektin e “Stokholmit” nuk kemi ndermend te kurohemi, te pakten jo edhe per 10 vite!… .Sot qe fundi i trishte i nje shprese qe besuam se mund te lindte…
p.s…sot ata qe na sundojne vendosen te na identifikojne serish si popull “Keperat”