FSK e nxjerrë të gjallë edhe nënën e dyvjeçares në Turqi (FOTO)

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta nxjerrin të gjallë edhe nënën, pas shpëtimit të një vajze dyvjeçare nga rrënojat,

FSK tha se kjo u bë e mundur pas shumë përpjekjeve, njofton Klankosova.tv.

“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, ka shkruar Forca e Sigurisë së Kosovës në njoftimin në Facebook.