Bruno: Kam shumë dëshirë ta takoj Sabri Fejzullahun, i vetmi që e kam dëgjuar prej i vogël (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Bruno gjatë mbrëmjes së sotme ka zbuluar një prej dëshirave të tij më të mëdha.

Përderisa, Vedati po tregonte se është fqinj me disa prej yjeve të estradës, përfshirë: Sinan Vllasaliun, Gilin, Ermal Fejzullahun si dhe Sabri Fejzullahun – emri i fundit, i ka lënë përshtypje Bruno.

Djaloshi nga Shqipëria ka thënë se Sabri Fejzullahu është një prej këngëtarëve që do të donte ta takonte, ndërsa i ka zbuluar edhe arsyet për këtë.

“Të vetmin person që do kisha shumë dëshirë të takoj është Sabri Fejzullahu. I vetmi njeri që më ka bërë ta dëgjojë qysh i vogël, vetëm pse ka një fytyrë të qeshur, aq i ëmbël është ai”, ka thënë Bruno pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.