Frikë se përsëritet rasti “Mudryk”, Arsenali ofron 92 milionë euro për mesfushorin e Hammers

Blerja e Declan Rice (West Ham) është prioriteti kryesor i Arsenalit për merkaton e verës. “Topçinjtë” besojnë se vetë kapiteni i Hammers synon të transferohet në Emirates.

Megjithatë, Arsenali ka frikë se mund të përsëritet skenari “Mykhaylo Mudryk”.

Futbollisti ukrainas kishte rënë dakord për gjithçka me skuadrën e Mikel Artetas, por në fund përfundoi duke firmosur me Chelsea-n në merkaton e janarit.

Sipas “The Sun”, Arsenali është gati t’i ofrojë West Hamit 92 milionë euro për mesfushorin dhe anglezit Declan Rice një kontratë pesëvjeçare, me pagë 345 000 euro në javë.

Mesfushori anglez kërkohet gjithashtu nga Manchester United, Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea.