Frika se do përfundojë si Ozil apo Mustafi, Arsenal nuk i ofron kontratë afatgjatë Lacazettes

30-vjeçari do jetë agjent i lirë në verë, pasi kontrata momentale i skadon në verë, transmeton lajmi.net.

Sipas The Athletic, Arsenal nuk është duke mohuar mundësinë e rinovimit, por thjeshtë nuk duan t’i ofrojnë kontratë afatgjatë.

Arsyeja kryesore thuhet se është frika që do përfundojë si lojtarët Mesut Ozil, Shkodran Mustafi apo Sokratis në vitet e fundit.

Ndërsa, në rast të largimit të francezit, talentët e rinj si Gabriel Martinelli dhe Folarin Balogun do kenë më shumë mundësi të dëshmojnë kualitetin.