Frika nga koronavirusi, mbyllet muzeu i Luvrit

Ditën e sotme, në Francë është marrë vendimi për të mbyllur muzeun e shumënjohur dhe të shumëvizituar prej turistëve, atë të Luvrit (Louvre-it), për shkak se punonjësit e tij kanë organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme ku kërkojnë garanci për shëndetin e tyre.

Kjo ndodh një ditë pasi autoritetet franceze vendosën të ndalojnë mbajtjen e takimeve publike, ku marrin pjesë mbi 5000 persona. /tch