Butrint Imeri i bën një dhuratë Taynës

Butrint Imeri gjatë javës që shkoi kishte vizituar shtetin Afrikan, kuptojmë nga postimet e bëra në rrjete sociale.

Këngëtari i cili është duke shijuar suksesin që pa arrin me ripërpunimin ‘Për një dashuri’, nuk është kthyer duar bosh nga Maroku, ai i ka bërë një dhuratë reperes Tayna.

Prizrenasja ka pranuar një parfum nga Butrinti të cilin e ka falënderuar pastaj edhe publikisht me anë të një postimi në Instagram ku i thotë “Tu rrit nera”.