Frenkie de Jong i sjell 85 milionë Barcës – Man United ofron 65 milionë + 20 si bonuse

Frenkie de Jong megjithatë mund të përfundojë te Manchester United.

Skuadra e Man United ka nisur një ofertë të re në drejtim të Barcelonës.

‘Djajtë e Kuq’ janë gati të ofrojnë 65 milionë euro si dhe 20 milionë të tjera t’i dërgojnë në formë bonusesh, përcjell lajmi.net.

Kjo shumë pritet të jetë e pranueshme për Barcelonën.

Katalanët do të synojnë që me 85 milionë euro të bëjnë lëvizjen për Bernardo Silva, që merr edhe aprovimin e Xavi.

Mbetet të shihet nëse do të finalizohet një lëvizje e tillë.