Në ditën ndërkombëtare të ekologjisë, Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët ka rikujtuar Ministrinë e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinorë se si qytetarët kalojnë çdo ditë me mbeturina.
Kryetari i FRASH, Omer Ajdini deklaroi se me këtë fotografi përballen çdo ditë komunat shqiptare, njofton News33.
Sipas tyre Qeveria dhe Ministria në vend se të gjejnë zgjidhje për problemet organizojnë sipas FRASH, pa fije turpi promovime e festa në ditën ndërkombëtare
“Në shenjë proteste, ne, FRASH, kemi sjellë para ministrise sasi simbolike të mbeturinave që janë si pasojë e keqmenaxhimit nga ana e institucioneve. Erën e keqe e këtë pamje qytetarët i shohin dhe ndjejnë për çdo ditë”, tha Ajdini./News33/