Olivier Giroud ka befasuar me deklaratën e fundit të dhënë.
Francezi ka rinovuar kontratën me Chelsean edhe për një vit, ku “The Blues” bënë zyrtar lajmin për rinovimin e tij pas atyre të Thomas Tuchel dhe Thiago Silvas.
Giroud ishte duke folur në një intervistë për “BFM TV” ku u pyet për komentet e Zlatan Ibrahimovic.
Pavarësisht rinovimit të tij, ai deklaroi se Milani mbetet një opsion.
“Kam lexuar atë çfarë tha Zlatan Ibrahimovic, më pëlqeu shumë”, tha ai.
“Më erdhi mirë nga gjërat që tha për mua, e marr si një motivim për mua”, tha Giroud.
“Sot nuk dua të flas për të ardhmen time, por Milani mbetet një opsion”, përfundoi Olivier Giroud.