Francë, konsumi i karburantit bie me 25 për qind për shkak masave

Franca ka regjistruar një rënie dramatike prej 24.9 për qind të konsumit të karburanteve në mars në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar pasi vendi ndërmori masa të rrepta për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), sipas një deklarate të martën të Unionit Francez të Industrive të Naftës (UFIP).

Deklarata e cila përfshinte shifrat e fundit të Komitetit Profesional të Naftës (CPDP) thekson se furnizimet e karburanteve në tregun francez ranë në 3,077 milionë metra kub në mars 2020.

Furnizimet e karburanteve premium paplumb shënuan rënie me 21.4 për qind dhe ato të naftës me 25.9 për qind, tregojnë të dhënat.

Gjatë 10 ditëve të fundit të marsit me efektin e izolimit të plotë për shkak të përhapjes së COVID-19, të dhënat tregojnë se konsumi i karburanteve premium pa plumb kanë rënë për 80 për qind dhe ai i naftës me 75 për qind.

Gjatë periudhës mars 2020, furnizimi i karburantit reaktiv ra me 38.7 për qind dhe ato të naftës për ngrohje u rritën me 68.1 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Pjesa e naftës për makina në konsumin francez të karburanteve mbetet ende mbizotëruese me 77.9 për qind.

“Jemi para shifrave historike, por jemi duke ndjekur objektivin tonë të sigurisë së furnizimit për të gjithë klientët tanë, në veçanti profesionet mjekësore dhe shëndetësore dhe ato të transportit rrugor të mallrave, të cilët, më shumë se kurrë, mbështeten te produktet tona”, u citua të ketë thënë në deklaratë Olivier Gantois, presidenti i UFIP.

Qeveria e Francës më 23 mars njoftoi një bllokim në mbarë vendin.

Numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në vend arriti në 98.076, ndërsa numri i vdekjeve ishte 14.967 deri më 14 prill.