Franca ndalon shitjen jashtë vendit për tablonë e Cimabue

Franca ndalon shitjen jashtë vendit për tablonë e piktorit italian Cimabue që i përket shekullit 13-të, e cila u gjet në shtëpinë e një gruaje të moshuar që jetonte në afërsi të kryeqytetit Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, Ministria franceze e Kulturës mori vendimin që të konsiderohet “thesar kombëtar” tabloja e cila u gjet e varur në kuzhinën e një gruaje të moshuar në rajonin Compiegne.

Franck Riester, ministri francez i Kulturës, mbi rekomandimin e Komisionit të Thesareve Kombëtare të Francës, vendosi që për të tablonë të ndalohet shitja e saj jashtë vendit dhe që ajo të ekspozohet në muzeun Louvre bashkë me veprat e tjera të Cimabue.

Zyrtarët kanë njohur një afat prej 30 muajsh me qëllim blerjen për vendin të veprës së artit të emërtuar “Christ Mocked” (Krishti i tallur) e cila i përket periudhës së hershme të Rilindjes (Renaissance).

Vepra e piktorit italian Cimabue e cila prej një kohe të gjatë ishte e humbur, u gjet në muajin shtator dhe një muaj më pas ajo u shit në një ankand për 24 milionë euro.