Franca heq kushtin për maska dhe certifikata në ambiente të mbyllura

Franca ka vazhduar të heqë masat e marra për frenimin e përhapjes së COVD-19.

Prej ditës së sotme në Francë është hequr masa e detyrimit të maskave në ambiente të mbyllura dhe certifikata e vaksinimit kundër koronavirusit.

Maskat janë ende të detyrueshme në transportin publik dhe qendrat shëndetësore.

Në Francë, më 28 shkurt u paralajmërua heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës ​​në shumë ambiente të mbyllura, si kafene, restorante, muze, teatro dhe kinema.

Numri më i madh i rasteve me COVID-19 është regjistruar në vend më 25 janar, 501.635.

Të dielën janë raportuar 60.422 raste në 24 orët e fundit.

Në Francë, 23,5 milionë njerëz kanë qenë pozitivë me koronavirus që nga fillimi i pandemisë dhe 140.109 njerëz kanë vdekur si pasojë e infeksionit.