Anësori i Man City, Riyad Mahrez: Pep Guardiola punon shumë me mua

Riyad Mahrez, thotë se puna me trajnerin Pep Guardiola e ka përmirësuar lojën e tij.

Mahrez është një lojtar i rëndësishëm për Manchester City. Ai tha se Guardiola punon shumë me të

“Pep punon shumë me mua. Për të përmirësuar vrapimet e mira, për të më ndihmuar të gjej golin”, ishin fjalët e algjerianit për Pep, transmeton lajmi.net.

Lidhur me ndeshjen që Manchester City e luan sot ndaj Crystal Palace (21:00), ai tha se do shkojnë për fitore.

“Ne do të shkojmë atje dhe do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen. Është kaq e thjeshtë”, vazhdoi ai.

Që nga transferimi i Mahrez nga Leicester City te Manchester City, në verën e vitit 2018, ai arriti të bëhet një lojtar kyç për trajnerin spanjoll.