Franca ka mbrojtur titullin e kampionëve olimpik duke fituar në finale ndaj Polonisë me rezultat 3:0 në sete, duke siguruar të artën në Paris 2024.
Francezët mposhtën Poloninë më lehtë se sa pritej për më pak se një orë e gjysmë lojë dhe rezultati në sete ishte 25:19, 25:20, 25:23.
Earvin N’Gapeth, Trevor Clevenot dhe Jean Patry ishin më efikas në radhët e francezëve.
Në radhët e Polonisë, Batosz Kurek ishte i vetmi me një numër dyshifror pikësh në ndeshje (10).
SHBA-të kanë mposhtur Italinë me rezultat 3-0 me setet, në luftë për medaljen e bronztë, në përballjen e zhvilluar të premten.